16:15 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Para arritjes në Tiranë, Vuçiq takohet në Romë me zv/kryeministrin italian

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Romë, ku do të takohet me zv/kryeministrin italian dhe ministrin e Brendshëm, Mateo Salvoni.

Vuçiq do të takohet me Salvin-in, një nga politikanët më me ndikim për të diskutuar për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Pas takimit me zyrtarin italian, Vuçiq do të udhëtojë për në Tiranë, ku do të mbahet Samiti Bërdo-Brioni./Indeksonline/