Para derbit me Ballkanin, Kastriot Rexha e pret të gjelbrën rrugëve të Prishtinës

Nesër do të luhet derbi i javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll në mes të Ballkanit dhe Dritës.
Dy skuadrat kanë vetëm një pikë diferencë dhe për këtë pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë.
E një ditë para ndeshjes, sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha është parë shumë i qetë rrugëve të Prishtinës.

Ai është fotografuar në Dardani duke e pritur të gjelbrën në semafor për të kaluar rrugën.
Rexha pritet të jetë pika më e fortë e Intelektualëve kundër Ballkanit.
Sulmuesi shtatlartë u shpall futbollisti më i mirë i Superligës për sezonin e kaluar. /IndeksOnline/
