75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 23 Janar 2024 / AR

Para dhe pas, Selena zbulon ndryshimin e hatashëm në trup

Selena Gomez ka ndarë një postim interesant në Instagram ditën e djeshme.

31 vjeçarja ka publikuar një fotografi të re me bikini zebër, e shoqëruar me një fotografi më aktuale e cila shfaq figurën e saj me një bluzë të bardhë, transmeton Indeksonline.

“Sot, kuptova se nuk do të dukem më kurrë kështu”, shkroi aktorja e cila më parë thoshte se turpërohej për komentet që i bënin për linjat trupore.

Ky mbishkrim u bë në foton e realizuar në Miami, Florida në vitin 2013./Indeksonline/

“Unë nuk jam perfekte, por jam krenare që jam kjo që jam... ndonjëherë harroj se është mirë të jem unë”, ka shkruar ajo në imazhin e radhës, ku shfaq një figurë më të plotë me të poshtmet me bikini me bel të lartë.
“Sot e kuptova se nuk do të dukem më kurrë kështu...”, ka shkruar ajo mbi foton e parë, ku shihet duke tundur një bikini të vogël zebra dhe duke treguar fizikun e saj të tonifikuar.