75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Para disa ditëve u transferua te klubi nga Shqipëria, sot Dren Gashi largohet nga skuadra

Sulmuesi kosovar Dren Gashi para disa ditësh kishte nënshkruan me skuadrën shqiptare të Erzenit.

Por si duket transferimi i tij në Shqipëri nuk shkoi si duhet, pasi klubi i Erzenit ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën meDren Gashin, transmeton Indeksonline.

“Dren Gashi afrimi i para pak diteve , nderpret kontraten dhe largohet nga Erzeni”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet arsyeja që qoi te prishja e kontratës.

Dreni nga janari ishte pjesëe e Dukagjinit, pasi u transferua nga skuadra e Feronikelit, i cili u largua pas problemeve në klub.

Më herët Gashi përveç Feronikelit dhe Dukagjinit, kishte veshur edhe fanellën e Prishtinës, Drenicës, Gjilanit, Ferizajit, Flamurtarit, Dritës dhe lubi Egnatia nga shqipëria./Indeksonline/