75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 06 Shtator 2022 / B O

Para dy sezonesh në Superligë, skuadra e njohur kosovare në kushte të vështira, merr premtimin e madh!

Para dy sezonesh, Arbëria e Dobrajës ishte pjesë e Superligës së Kosovës në futboll. Por, skuadra lipjanase tani po përballet me kushte të vështira ekonomike, sidomos me infrastrukturë.

Por, Arbëria ka filluar të shpresojë se do të vijnë ditë të mira për ta. Krejt kjo pas vizitës që i ka bërë kreu i FFK-së, Agim Ademi.

“Patëm një mysafir special në ambijentet e stadiumit në Dobrajë te Madhe
Kryesia e klubit mirëpriti presidentin e Federates së Futbollit të Kosoves zotri 𝗔𝗴𝗶𝗺 𝗔𝗱𝗲𝗺𝗶𝗻
Si rrjedhojë e vizites se tij ai premtoi qe mbrenda një periudhe klubi i futbollit 𝗞𝗙 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝗶𝗮 do të mund ti zhvilloj ndeshjet si vendas ne Dobrajë dhe gjithashtu premtoi se do ti ndihmojë ne pikat ku stadiumi ka nevoj per intervenim (𝗿𝗿𝘆𝗺,𝘂𝗷𝗲𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝘀,𝗯𝗮𝗿𝗶,𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵𝗼𝗷𝗮,𝘇𝗵𝗮𝘃𝗼𝗿,𝘇𝗵𝘃𝗲𝘀𝗵𝘁𝗼𝗿𝗲 etj).
Presidenti gjithashtu premtoj qe do të jetë afer klubit deri sa 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝗶𝗮 të gëzoj të gjitha kushtet per nje klub normal
Kryesia e klubit,qytetarët e Dobrajës dhe të gjithë ata qe janë afër skuadrës e falenderojm per viziten ,ndihmën e një pas njëshme duke treguar qe klubi i 𝗞𝗙 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝗶𝘀 është shumë mirënjohës
𝗞𝗙 𝗔𝗥𝗕𝗘𝗥𝗜𝗔 presidentit zotri 𝗔𝗴𝗶𝗺 𝗔𝗱𝗲𝗺𝗶𝘁 i uron shumë suksese në pune dhe gjitha të mirat në jetë” thuhet në njoftimin e Arbërisë./Indeksonline/