75 Mall Live Search
19:05 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / C E

Para fillimit të ndeshjes mes Evertonit e Cityt, Zinchenko shpërthen në lot

Tanimë është duke u zhvilluar minuta e 30’ e ndeshjes mes Evertonit dhe kampionit anglez Manchester City, ku ende nuk është zhbllokuar rezultati.

Skuadra angleze Everton është duke barazuar me rezultat 0:0 me Manchester Cityn.

Por, para fillimit të kësaj ndeshje, tifozët e të dy skuadrave së bashku me lojtarët në fushë u solidarizuan me situatën momentale që e ka kapluar Ukrainën me agresorin rus, dhe ky gjest si duket e ka prekur njërin nga lojtarët e Cityt.

Në fakt bëhet fjalë për mbrojtësin ukrainas Oleksandr Zinchenko, i cili kur pa përkrahjen e tifozëve drejt shtetit të tij shpërtheu në lot.

Videon e gjeni më poshtë.