09:39 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / V R

Para gjumit, Tayna kohën ia dedikon librit!

Është prej artisteve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet ndër emrat më të komentuar.

Reperja e njohur Tayna edhe pse në mungesë të koncerteve për shkak të pandemisë, ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja muzikore, shkruan Indeksonline.

Por, me gjithë këto angazhime, reperja gjithmonë ka treguar se hobi i saj është leximi, e kjo bie në sy edhe në postimet që bën.

Mbrëmë Tayna ka postuar një fotografi ku shihet se para gjumit ajo lexon librat e saj të pëlqyer.

Kjo nuk është hera e parë që Tayna merr vëmendjen për këtë, vetëm pak kohë më parë ajo ndau me adhuruesit e saj në Instagram një pjesë të dhomës së gjumit ku shihen një minibiblotek.

Ndryshe, kënga  fundit e reperes prizrenase është “Qe qe”, e që u prit mirë nga publiku dhe u kthye në hitin e verës 2020./Indeksonline/