17:25 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

“Para këtij gurthyesi i kam eshtrat e djalit të rënë”, banorët e fshatit të rebeluar ndaj punimeve të gurthyesve në Shalë të Lipjanit

Banorët e fshatit Shalë të Komunës së Lipjanit, sot kanë mbajtur një protestë.

Përmes kësaj protesta po kundërshtojnë fillimi i punës së gurëthzesit i cili sipas tyre po tenton ta dëmtojë grykën e fshatit.

Njëri nga banorët e këtij fshati ka thënë se para këtij gurëthyesi janë eshtrat e djalit të tij.

“Para këtij gurthyesi i kam eshtrat e djalit të rënë. Tash duan të na marrin edhe ajrin”, ka thënë ai.

Qindra fshatarë sot kanë kërkuar që gurëthyesi mos t’i vazhdojë punimet, duke paralajmëruar kështu edhe tjera veprime.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë./Indeskonline/