13:05 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Para kryeministrit Kurti, ministri Krasniqi tregon punët e mëdha që janë bërë për komunitetet dhe nevojat e të ardhmes

Kryeministri Kurti dhe ministri Krasniqi kanë qenë sot pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve.

Ministri Krasniqi ka treguar disa nga projektet e mëdha që janë nënshkruar për ndihmë komuniteteve në Kosovë.

“Në konferencën ‘Për ndarjen e resurseve me dobi të veçantë për komunitetet’ të organizuar nga Zyra e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve kam përmendur disa nga sfidat dhe problemet me të cilat përballen komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në fushën e edukimit, punësimit dhe mirëqenies sociale.
📌Disa nga nismat e MAPL-së për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike te komunitetet janë:
👷‍♂️Programi i MAPL-së për financimin e projekteve infrastrukturore për komunitete;
🎓Marrëveshja me MASHT, për ofrimin e bursave për studentë në fakultetin e Edukimit;
✍️ Marrëveshjet me Ministritë, Komunat dhe Organizatat e Shoqërisë Civile për projekte konkrete në komunitete” shkruan Krasniqi në njoftim.