75 Mall Live Search
20:00 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Para me bollëk/ Këto janë Fondet mbështetëse për subjektet politike dhe deputetët e tyre!

Me krijimin e Qeverisë së re janë ndarë edhe fondet mbështetëse për Subjektet politike si dhe Fondet për Shpenzimet e deputetëve, ku 90% e mjeteve financiare ndahen në bazë të numrit të vendeve në Kuvend.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje në buxhetin e saj do të ketë 1,463,565.21 euro, derisa për shpenzimet e deputetëve ka në dispozicion 162,618.36 euro, shkruan IndeksOnline.

Partia e dytë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sa i përket numrit të përfaqësuesve në Kuvend do të ketë 479,443.78 euro, derisa për deputetët 53,271.53 euro.

Ndërkaq, për Lidhjen Demokratike e Kosovës (LDK) e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku janë ndarë 378,508.24 euro, e për deputetë 42,056.47 euro.

Nga i njëjti fond, Lista SRPSKA do të përfitojë 252,338.83 euro, kurse për përfaqësuesit e saj në Kuvend 28,037.65 euro.

Kurse, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë ndarë 201,871.06, ndërkaq deputët e saj do të kenë në dispozicion 22,430.12 euro, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe, Fondi për mbështetjen e subjekteve politike-Fondi – fondi për financimin e subjekteve politike përmes Buxhetit të Republikës së Kosovës funksionon në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Vlen të përmendim faktin se shuma e mjeteve buxhetore dedikuar Fondit për mbështetjen e subjekteve politike nuk mund të kalojë (0.17%) të Buxhetit të Kosovës.

Ndryshe, për financimin e aktiviteteve të rregullta të subjektit politik, mjetet nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve për atë mandat.

Lista e plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE!

1,463,565.21

162,618.36

 PDK PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

479,443.78

 53,271.53

LDK LIDHJA DEMOKATIKE E KOSOVES

378,508.24

42,056.47

SRPSKA LISTA

 252,338.83

28,037.65

AAK ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS

201,871.06

22,430.12

KDTP KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSI

50,467.77

5,607.53

KOALICIJA VAKAT

 25,233.88

2,803.76

IRDK INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS

25,233.88

2,803.76

RI ROMANI INICIYATIVA

 25,233.88

 2,803.76

NDS NOVA DEMOKRATSKA STRANKA

 25,233.88

2,803.76

SDU SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA

 25,233.88

2,803.76

JGP JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA

 25,233.88

2,803.76

PAI PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM

 25,233.88

2,803.76

 LPRK LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS

 25,233.88

2,803.76