Para ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’, Rita Ora dhe Bebe Rexha shfaqen së bashku!
Premierat dhe shfaqjet para ndarjes së çmimeve ‘Grammys Awards’ kanë filluar ku edhe po marrin pjesë shumë emra të njohur.
Në mesin e tyre janë edhe këngëtaret e njohura Bebe Rexha dhe Rita Ora të cilat u shfaqen së bashku në tepihun e kuq, shkruan Indeksonline.

Dy këngëtaret e njohura kanë shkëlqyer përkrah njëra-tjetrës.

Kujtojmë që pjesë e ndarjes së çmimeve prestigjioze që mbahet të dielën është edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa./Indeksonline/
