Para ndeshjes historike, Llapi bën homazhe te varri i legjendës Vokrri

Llapi është gati për ndeshjen e parë në garat evropiane, të cilën e ka pritur me vite të tëra.
Skuadra e Tahir Batatinës do të ballafaqohet nesër me Shkupin, në kryeqytetin e Maqedonise Veriore.
Para udhëtimit, ekipi ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri.
Ndeshja Shkupi – Llapi zhvillohet të enjtën nga ora 20:00.
/Indeksonline/
