75 Mall Live Search
09:34 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / Gj. Sh

Para ndeshjes me Belgjikën, Kingsley Coman largohet nga grumbullimi me Francën

Kingsley Coman është larguar nga kampi francez në Kampionatin Evropian.

Sipas mediave franceze, Coman largohet përkohësisht, para ndeshjes së 1/8 së finales ndaj Balegjikës, shkruan IndeksOnline.

Futrbollisti i Bayern Munchenit, do të largohet nga skuadra franceze për të shkuar në Suedi ku partnerja e tij, e cila do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të katërt.

Coman do të largohet përkohësisht nga Gjermania dhe kampi bazë i Paderborn, ku skuadra franceze është vendosur që nga fillimi i Euro. Stafi francez e liroi për arsye të mirë 28-vjeçarin.

Ai pritet të kthehet shpejtë në grumbullim, dhe atë para ndeshjes me Belgjikën, e cila zhvillohet me 1 korrik./IndeksOnline/