75 Mall Live Search
13:29 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Para ndeshjes me Çekinë, Veseli u jep zemër djemve të Kombëtares: Jeni heronjtë e rinisë së Kosovës!

Kryeparlamentari dhe njëherit kryetari i PDK-së përmes një videoje dhe një mbishkrimi ka uruar djemtë e Kombëtares për ndeshjen e nesërme që do ta kenë me Çekinë.

Ai ndër të tjera ka shkruar se këta djemtë janë kthyer në frymëzim për shoqërinë dhe janë heronjtë e rinisë sonë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë. Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës. Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë.