75 Mall Live Search
14:04 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kombëtares shqiptare i lëndohet portieri, para ndeshjes me Islandën

Etrit Berisha nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e ditës së nesërme ndaj Islandës.

Gardiani shqiptar është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi, teksa në vend të tij, është thirrur portieri i Kombëtares shpresa, Gentjan Selmani.

Ka qenë zyra e shtypit që ka njoftuar këtë ndryshim në listën e Kombëtares, 1 ditë para sfidës ndaj Islandës.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Pershendetje te gjitheve, kemi nje ndryshim ne listen e Kombetares A. Per arsye demtimi eshte larguar sot Etrit Berisha dhe vendin e tij e merr Gentian Selmani nga U21