75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Para ndeshjes me Milanin, edhe një lojtar i Juventusit del pozitiv me Covid-19

Një ditë para ndeshjes me Milanin edhe një lojtar tjetër i Juventusit ka dalë pozitiv me Covid-19.

Pas Alex Sandrodit, klubi ka njoftuar se edhe Juan Cuadrado është infektuar me virusin, shkruan Indeksonline.

Klubi i futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli pozitiviteti ndaj Covidit-19 i lojtarit Juan Cuadrado . Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik“, thuhet në njoftimin e klubit.

Nesër zhvillohet derbi i Italisë midis Milanit dhe Juventusit. /IndeksOnline/