14:05 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Para objektit të Kuvendit dhe Qeverisë thirren emrat e 1 mijë e 651 të të zhdukurve

Familjarë të shumtë në Kosovë vazhdojnë të presin për kthimin e shumë personave të pagjetur që nga koha e luftës.

Në sheshet e kryeqytetit sot janë mbledhur disa të rinj, të cilët kanë mbajtur një protestë me kërkesë të mundësisë së kthimit të të pagjeturve.

Pikërisht para objektit të Kuvendit dhe Qeverisë janë lexuar emrat e 1 mijë e 651 personave të zhdukur, të të gjitha etnive në Kosovë, e që shumica prej tyre janë shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme u zhvillua edhe një tryezë më temë: “Çështja e personave të zhdukur në udhëkryq”, ku ndër të tjerash u tha se kjo çështje ka mbetur në udhëkryq e fajtori nuk dihet ende.

 Çështja e të të pagjeturve vazhdon të mbetet një temë shumë e ndieshme, për të cilën familjarët kanë kërkuar që Qeveria e re të mundësojë kthimin e tyre sa më të shpejtë./Indeksonline/