“Para ose ta publikojë videon”/ Arrestohet për shantazh një person në Skenderaj

Është arrestuar një person në Skenderaj pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën, mashkull kosovar duke kërkuar para nga ai për mos publikim të një video.
Policia me të pranuar informatën për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shantazh.
Rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 15:00, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/