11:07 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Para pak ditësh iu ngrit aktakuza, drejtori në Prizren feston mbi tavolina

Komuna e Prizrenit është përballur me një varg aktakuzash së fundi të ngritura ndaj drejtorëve.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Levend Kasëmi, është një prej drejtorëve të cilit i është ngritur aktakuza, për keqpërdorim detyre.

Por pavarësisht këtij fakti, Kasëmi e mori me shumë sportivitet këtë gjë.

Bashkë me kolegun e tij, drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu janë parë në disponim të mirë e duke shijuar një ndejë me raki, meze e muzikë, transmeton Indeksonline.

Kasëmi shkon aq larg me kënaqësinë e ndejës sa nuk përton të hipë sipër një karrige, nën shoqërinë e shumë të të ftuarve të tjerë.

Video është publikuar në disa faqe në Facebook, teksa qytetarët janë parë mjaft të irriturar nga këto veprime.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë kundër Kasemit dhe katër zyrtarëve të tjerë që ishin anëtarë të Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit.

Sipas aktakuzës, të të pandehurit, po akuzohen se kishin kryer veprën penaleL: “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Zyra për informim e kësaj prokurorie.