75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 17 Mars 2022 / B O

Para pak javësh garonte me Nadalin e Federerin, ylli ukrainas tani në luftë i armatosur deri në fyt

Deri para tre muajsh, Sergiy Stakhovsky luante në nivele të larta përballë Rafa Nadalit, Roger Federerit e Novak Djokoviqit, sot tenisti ukrainas po kalon në javën e tretë të luftës ndaj Rusisë.

“Po luftoj për vendin tim. Putin ka përmendur në disa raste se Ukraina nuk ka ekzistuar kurrë dhe se ajo është krijuar nga Bashkimi Sovjetik. Jam shumë i sigurt se nëse Ukraina humbet këtë luftë, ajo do të fshihet nga hartat dhe librat e historisë së Rusisë dhe të gjithë botës. Pra, nuk do të kishte vend ku të ktheheshim. Unë do të kisha kombësinë e një vendi që nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk jam i gatshëm ta bëj këtë” ka thënë tenisti Stakhovsky, shkruan Indeksonline.

Tenisti ukrainas ka thënë se armikut të tyre nuk duhet t’i zë besë askush.

“Ne kemi një president të cilit i besojmë dhe besojmë se do të jetë në gjendje të bëjë më të mirën. Të besosh te rusët është si të besosh se një vrasës që sapo ka vrarë një familje është i pafajshëm. Është i njëjtë” ka thënë tenisti.

“E vetmja gjë për të cilën e kemi të qartë është se Rusia nuk do të fitojë. Ata nuk kanë moral për këtë. Ata nuk e dinë se ku janë dhe ukrainasit do të fitojnë sepse do të rezistojnë. Populli ukrainas do të luftojë për lirinë e tij: ka deklaruar Stakhovsky.

Tenisti i njohur ka treguar se cilën detyrë të ushtarit po e bën në vendlindjen e tij.

“Unë kontrolloj makinat dhe rrugët sepse tani kemi një shtetrrethim në Kiev dhe askush nuk duhet të jetë në rrugë deri të nesërmen në mëngjes. Ne patrullojmë zonën dhe pushojmë pesë ose gjashtë orë përpara se të ndryshojmë zonën. Gjatë atyre orëve të pushimit ne bëjmë inventar ushtarak ose praktikë objektiv. Për mua ishte shumë e vështirë të kaloja kufirin, sepse e dija që kur e bëja nuk kishte kthim prapa. Por sinqerisht, kur hyra në Ukrainë dhe pashë ushtrinë, shpirtin e qytetarëve të rregullt, të organizuar në grupe, duke krijuar postblloqet e tyre, kazermat e tyre, kontrollonin makinat që kalonin, të gjithë qytetarët me armët e tyre luftarake për mua ishte motiv i madh” ka thënë tenisti ukrainas./Indeksonline/