Para publikimit të projektit të ri, Capital T, ka një pyetje për adhuruesit
Capital T mbetet një prej emrave më të kërkuar dhe më të suksesshëm në estradë.
Artisti i mirënjohur së fundi ka publikuar projektin e radhës në bashkëpunim me reperin tjetër, Majk, shkruan Indeksonline.
Dyshja solli këngën “Hala”, e cila menjëherë mori dritë e gjelbër nga adhuruesit, duke u kthyer në një hit të padiskutueshëm.

Ndërsa, tashti Kapo ka diçka tjetër në mendje. Ai planifikon të sjellë versionin akustik të këngës “Sytë tu”, por fillimisht kërkon të marrë mendimin e fansave të tij.
Përmes një pyetësori në Instagram ai ka kërkuar nga adhuruesit që t’i përgjigjen me Po ose Jo kësaj pyetjeje.
Sipas reperit suksesi i madh i kësaj kënge ka bërë që ai të mendojë për të sjellë këtë version të ri./Indeksonline/
