“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin

Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit gjatë natës, të cilat shënjestruan centralet bërthamore.
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”, tha për Reuters Daniela Fischer nga Tel Avivi.
Ajo tha se njerëzit në Izrael e vlerësuan faktin që Presidenti i SHBA-së Donald Trump “mbajti premtimin e tij për ta mbajtur Izraelin të sigurt” nga Irani, duke shtuar “Ne e dimë që ata kanë qëllime shumë negative ndaj botës, por shpresojmë shumë që kjo të mos përshkallëzohet dhe të fillojë një luftë më agresive.”
Ndërsa Carol Avishay, nga Jerusalemi, ishte po aq pozitive në lidhje me zhvillimet. “Unë jam pro. Bëhu pro, Trump,” tha ajo. “Faleminderit që na ndihmove. Faleminderit që je pranë nesh”, u shpreh ajo referuar ndërhyrjes së SHBA dhe vendimit të marrë nga presidenti Donald Trump.
Më tej ajo vazhdoi duke thënë “Jam shumë e lumtur që ndodhi më herët se dy javë”, duke iu referuar afatit dy-javor që Trump i kishte vënë vetes për të vendosur nëse do t’i bashkohej fushatës ushtarake të Izraelit. “Përndryshe, do të vuanim.”