Para se ta vrisnin, XXXTentacion kishte përgatitur testamentin
XXXTentacion ishte vetëm 20 vjeç kur u vra këtë muaj, por ai la pas një testament.
Sipas këtij dokumenti, të paraqitur në gjykatë, XXX e la tërë pasurinë e tij në besim, me nënën e tij si kujdestare. Ajo paraqiti dokumente duke thënë se përfituesit në besim janë ajo dhe 2 vëllezërit e XXX. Dokumenti thotë se XXX nuk ka fëmijë, shkruan TMZ.

Siç kemi raportuar, në kohën e vdekjes së tij ai u përball me akuza të shumta të dhunës në familje që përfshinin brutalitetin e supozuar ndaj një të dashurës tjetër.
Sipas certifikatës së vdekjes, e marrë edhe nga TMZ, ai vdiq në spital dhe më vonë u varros./Indeksonline/