17:07 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Para se të vdiste, i moshuari lë 14 dhurata të Krishtlindjes për fqinjën 2 vjeçare

Një i moshuar ka lënë një befasi pas vdekjes për një vogëlushe që e kishte fqinje.

Gjesti prekës i Ken Watson, 87 vjeç, la 14 dhurata për Cadi Williams, dy vjeç, në një akt përfundimtar mirësie përpara se të vdiste.

Watson nga Barry, ka lënë dhurata për Cadin deri sa ajo të mbush 16 vjeç, pra, për çdo Krishtlindje nga një, transmeton Indeksonline.

Pensionisti ishte i vdekur gruaja e tij e dashur Beryl vdiq në shkurt të vitit 2012 dhe nuk kishte nipër apo mbesa.


Vetëm pasi vdiq ai, vajza e tij e cila kishte shkuar për të pastrua banesën kishte parë dhuratat dhe ato ua kishte dërguar prindërve të vogëlushes.

Prindërit e vogëlushes shpërthyen në lot kur panë dhuratat e blera me dashuri.

“Ajo po mbante këtë qese të madhe dhe mendova se ishte me mbeturina dhe po më kërkonte t’i hedhja jashtë. Por ajo na tregoi se aty kishte gjithçka që babai i saj kishte lënë për Cadin, për Krishtlindjet deri sa ajo t’i mbushte 16 vjeç”, tha Owen, babai i vogëlushes./Indeksonline/