15:20 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Para se të votojë, Joe Biden ndalon te kisha ku ka të varrosur shumë familjarë

Joe Biden para kutive të votimit u drejtua për në kishën Shën Jozef në Brandywine në Delaware, me familjen e tij të martën në mëngjes.

Vendndodhja ka një rëndësi të veçantë për Biden – gruaja e tij e parë bashkë me vajzën foshnje të tyre – janë të varrosur atyre pasi humbën jetën në një aksident automobilistik në 1972.

Varret e djalit të Biden, Beau, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare dhe prindërit e tij janë gjithashtu të varrosur në këtë kishë.