Para se ti fajsoni pajisjet elektronike për shëndetin e fëmijëve, lexoni këto informata
Fëmijët po rriten në një botë digjitale, duke kaluar shumë kohë në telefona apo në pajisje tjere elektronike, andaj prindërit janë të shqetësuar për këtë.
Në mesin e publikut, ekziston një tregim popullor që telefonat inteligjentë po shkatërrojnë gjeneratën e ardhshme , duke shkaktuar rritje të depresionit të adoleshentëve, ankthit dhe vetëvrasjeve, trasnmeton Indeksonline.
Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre diskutimeve, nuk ka ndonjë provë të fortë nëse koha e ekranit dixhital shkakton probleme të shëndetit mendor në rini.
Realiteti është që fëmijët dhe adoleshentët nuk do të ndalojnë përdorimin e mediave sociale, dhe një studim i ri sugjeron se ndoshta nuk duhet
Në fakt, në disa raste, përdorimi i teknologjisë në të vërtetë uli ndjenjat e shqetësimit dhe simptomat e depresionit tek pjesëmarrësit.
“Përkundër besimit të zakonshëm që telefonat inteligjentë dhe media sociale po dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, ne nuk shohim shumë mbështetje për idenë se koha e kaluar në telefon dhe në internet është e lidhur me rritjen e rrezikut për problemet e shëndetit mendor,” thotë psikologu Michaeline Jensen në Universitetin e Karolinës së Veriut në Greensboro./Indeksonline/.