75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / FR

Para seancës Kurti fton në kafe komunitetet joshumicë, i mungojnë dy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim informal me përfaqësues të komuniteteve joshumicë para seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, e cila pritej të nisë në orën 10:30.

Kjo është tentativa e 17-të për ta konstituuar Kuvendin, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme në javët e fundit.

Takimi me kafe është mbajtur në një atmosferë të qetë, mirëpo është vërejtur mungesa e dy deputetëve: Duda Balje dhe Veton Berisha, të cilët nuk morën pjesë në këtë takim joformal.

Nuk dihet nëse mungesa e tyre është e lidhur me zhvillimet politike të fundit./IndeksOnline/