75 Mall Live Search
22:57 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Para senatit amerikan, Bugajski flet për dialogun Kosovë-Serbi

Para Komitetit për punë të Jashtme të Senatit Amerikan, u dëgjua edhe fjala e Janusz Bugajskit, Qendra për Analizë të Politikave Evropiane.  Ai tha se bisedimet e ngrira midis Serbisë dhe Kosovës duhet të rinisin nëse të dy vendet duan të bëjnë përparime në institucionet ndërkombëtare.

Bugajski u shpreh se dështimet e vazhdueshme për të arritur marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve, po e shtojnë frikën e radikalizmit politik dhe paqëndrueshmërisë rajonale. Ai tha se Uashingtoni duhet të jetë i përfshirë ngushtë gjatë gjithë procesit të normalizimit. Sipas tij, BE-ja duket e paaftë të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm.

“Bisedimet e ngrira midis Serbisë dhe Kosovës duhet të rinisin nëse të dy vendet duan të bëjnë përparime në institucionet ndërkombëtare” tha Bugajski para senatorëve të Komitetit për punë të jashtme të Senatit Amerikan.

“Uashingtoni duhet të jetë i përfshirë ngushtë gjatë gjithë procesit të normalizimit. BE duket e paaftë të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm, prandaj emërimi i dy të dërguarve amerikanë është një hap i rëndësishëm përpara. Bisedimet duhet të bazohen në dy parime më të qarta. Së pari statusi përfundimtar i Kosovës u vendos mbi një dekadë më parë kur ajo shpalli pavarësinë dhe nuk mund të rishikohet pa ndezur kaos dhe konflikt. Së dyti Serbia dhe Kosova kanë nevojë për marrëdhënie dypalëshe bashkëpunuese për të promovuar vet interesat e tyre për të kaluar në organizatat kryesore multinacionale”.

Bugajski tha se skenari ideal i normalizimit do ishte qe Serbia ta njoh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe të vendos marrëdhënie diplomatike por tha se kjo nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.