75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 05 Mars 2024 / L K

Avdimetaj shkëlqen në derbin lokal të Istogut

Agim Ademi ka qenë prezent në derbin lokal të ligës së parë që u zhvillua të dielën në mes të Istogut dhe Phoenix.

Para syve të kreut të Federatës ka shkëlqyer në këtë takim ish-kapiteni i Kosovës U19, tani anëtari i Kosovë U20, Blerjon Avdimetaj.

Qendërmbrojtësi i Istogut ka qenë i pakalueshëm për 90 minuta në derbin ndaj Phoenix.

Statistikat e tij kanë qenë mbresëlënëse duke qenë dominant në ajër dhe në tokë.

Për Avdimetajn ka oferta të ndryshme nga vendi dhe rajoni./Indeksonline/