15:05 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Para takimit me Kadri Veselin- Zaev i kërkoi gazetarit mos ta incizoj, ja pse! (Video+Foto)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

I njëjti në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj. Pas takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, Zaev u nis në këmbë nga objekti i Qeverisë për në Kuvend.

Mirëpo, para se të futet në takim me kryeparlamentarin, kryeministri maqedonas gjeti kohë ta pinte një cigare.

Madje, Zaev kishte një kërkesë ndaj gazetarit të “Indeksonline” që mos ta xhironte.

“Mos merr pamje se tash është koha për cigare”, tha ai duke qeshur. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/