75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 31 Tetor 2025 / H F

Para takimit të presidentes me liderët, ambasadorja amerikane zbarkon në oborrin e qeverisë

Vetura e të ngarkuares me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati është parë sot në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Prattipati i është drejtuar zyrës së kryeministrit Albin Kurti, vetëm pak orë para takimit që presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë me liderët e partive politike, shkruan IndeksOnline.

Ende nuk dihet tema e diskutimeve në këtë takim, por vizita e Prattipati vjen në një moment të ndjeshëm politik për vendin, kur procesi i formimit të qeverisë vazhdon të mbetet i bllokuar.

Nuk është konfirmuar nëse takimi me Kurtin është pjesë e komunikimeve të rregullta diplomatike apo lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit politike në vend.