Para transferimit, United në Athinë për testet mjekësore të Bayindir

Portieri turk, Altay Bayındır është përzgjedhur si zëvendësuesi i Davdi De Gea tek Manchester United.
25-vjeçari është opsioni i preferuar i Manchester United.
Mirëpo,gjigandët e Premier Ligës po shqetësohen për një problem me shpinën. Drejtuesit e klubit do t’i bëjnë fillimisht një ekzaminim mjekësor në Greqi në orët e ardhshme sipas mediave angleze.
Nëse testet mjekësore rezultojnë mirë, ata do ta transferojnë atë për vetëm pesë milionë euro. /IndeksOnline/