Para varrit të Adem Jasharit, Ballistat dhe Shvercerat shtrijnë dorën e pajtimit

Është shtrirë dora e pajtimit mes dy tifozerive nga Maqedonia e Veriut mes Ballistëve dhe Shvercerave.
Pajtimi ka ndodhur para varrit të heroit kombëtar, Adem Jashari, shkruan IndeksOnline.
Paqja mes tifozerive shqiptare nga Maqedonia ka ndodhur me ndërmjetësimin e humanistit dhe hoxhës së njohur, Halil Kastrati, së bashku me hoxhën Fatmir Latifaj.
I pranishëm në ceremonin e pajtimit ishte edhe biri i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari.
aruar dhe tensionuar raportet mes vete dhe kulmi ishtë këtë muaj.
Tifozët e Shkupit shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i sulmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.
Për pajtimin e dy tifozerive, humanisti Halil Kastrati ka shkruar:
Ne emer te Zotit te gjithesise
Ne emer te Heronjeve te Lirise
Bashkohen duart e vellazerise
Sot bashke me hoxhen e nderuar Hoxhë Fatmir Latifaj dhe djalin e Heroit Hamez Jasharit Bekim Jashari ishim deshmitare ne pajtimin dhe besatimin e dy tifo grupeve nga Shkupi e Tetova
E lus Zotin qe te mbizotroj paqja, solidariteti, falja e dashuria ndaj njeri tjetrit ne popullin tone
Qofshim faqebardh gjithmone!
O Zot, ti je Fales, e don ate qe kerkon falje, na fal te gjitheve
Hoxhë Fatmir Latifaj këtë e ka quajtur si Pajtim gjithekombetar.
Pajtim gjithekombetar.
Ne keto qaste te kesaj dite te bekuar, ne trollin e rrenjeve te paqes ku u derdh gjak lirie nga famija Jashari ne kry me komandantin legjendar Adem Jashari, po pajtohen te dy grupet e tifozerive te qytetit te Shkupit dhe Tetoves.Allahu e pranofte, e sukseset mos mungofshin asnjehere ne mesin tone.
/IndeksOnline/