75 Mall Live Search
22:03 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / MSH1

Para zgjedhjeve, ambasadori gjerman takon përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka zhvilluar këtë javë një takim me përfaqësues të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, ku u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme dhe roli i tyre në garantimin e një procesi demokratik dhe transparent.

Sipas Ambasadës së Gjermanisë, mediat dhe shoqëria civile përbëjnë shtylla themelore të demokracisë, duke kontribuar në mbajtjen përgjegjëse të institucioneve shtetërore dhe në sigurimin e transparencës gjatë proceseve zgjedhore.

Në njoftim thuhet se roli i tyre bëhet edhe më i rëndësishëm në periudha zgjedhore, kur informimi i drejtë i qytetarëve dhe monitorimi i proceseve demokratike janë thelbësore.

Ambasada gjermane theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur lirinë dhe sigurinë e gazetarëve, profesionistëve të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, duke njohur kontributin e tyre në promovimin e llogaridhënies, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike.