10:13 / E Enjte, 25 Mars 2021 / AR

Paraburgim ndaj një personi për tentativë vrasjeje, arrest shtëpiak për 7 tjerë për pjesëmarrje në rrahje

Paraburgim ndaj D.M. për vrasje në tenativë dhe arrest shtëpiak ndaj R.M., D.O., E.T., R.N., I.N., SH.N. dhe R.N. për pjesëmarrje në rrahje dhe lëndim të lehtë trupor

25 mars 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – departamenti për krime të rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.M. dhe caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve R.M., D.O., E.T., R.N., I.N., SH.N. dhe R.N., për shkak të dyshimit të bazuar se:

I pandehuri D.M.:

Më 22.03.2020, rreth orës 15:50, tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përleshjes fizike midis të të pandehurve R.N., SH.N., I.N. dhe R.N., në njërën anë dhe të të pandehurve D.M., E.T., D.O. dhe R.M., nga ana tjetër, e cila kishte ardhur si pasojë e një konflikti verbal paraprak, i pandehuri nxjerr nga xhaketa e tij një brisk dhe me të e godet I.N. disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tij.

Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer veprën penale: “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Të pandehurit R.M., D.O. dhe R.N.:

Më 22.03.2020, rreth orës 15:50, marrin pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë të personit tjetër të personit tjetër, ashtu që duke grushtuar dhe shqelmuar në pjesë të ndryshme të trupit, i shkaktojnë lëndime trupore SH.N.

Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprën penale: “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit E.T. dhe R.N.:

Më 22.03.2020, rreth orës 15:50, me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, i shkaktojnë personit tjetër lëndim të lehtë me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes midis dy grupeve nxjerrin mjetin e mprehtë – thikën dhe godasin dy të dëmtuar, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1, pika 1.4 të KPRK-së.

Të pandehurit I.N. dhe SH.N.:

Më 22.03.2020, rreth orës 15:50, duke vepruar në bashkëkryerje i shkaktojnë personit tjetër lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes ndërmjet dy grupeve, ata me grushte dhe shkelma godasin në pjesë të ndryshme të trupor duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit kishin kryer veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1, pika 1.4 të KPRK-së.

Të pandehurit D.M. i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa, të të pandehurve R.M., D.O., E.T., R.N., I.N., SH.N. dhe R.N. iu caktua masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji   pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se gjatë procedurës hetimore do të procedohen të gjithë të pandehurit, ashtu që me gjetjen e mundshme të tyre në liri, ekziston rreziku se ata mund ta koordinojnë dhe harmonizojnë mbrojtjen e tyre mes veti e po ashtu të ndikojnë në dëshmitarët eventualë, të cilët ende nuk janë proceduar,  me qëllim të shmangies apo zbutjes së përgjegjësisë së tyre për veprat për të cilat pandehen. Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën e kryerjes, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, në qendër të qytetit dhe në mes të ditës, në një vend ku kanë qenë të grumbulluar një numër i madh i njerëzve, faktin se të pandehurit jetojnë në afërsi me njëri – tjetrin si edhe duke pas parasysh raportet e acaruara mes tyre, tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri mund t’i përsërisin apo përfundojnë veprat e nisura penale apo të ndodhë një konflikt tjetër midis tyre.

Gjykata sipas detyrës zyrtare por, edhe sipas propozimeve të mbrojtësve të të pandehurve vlerësoi edhe masat e tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë, mirëpo vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.