10:17 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Paraburgim për babain që plagosi djalin e tij në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik që policia ka arrestuar të dyshuarin R.M., dhe  njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot më 16 Prill 2019, pas një mosmarrëveshje ka plagosur djalin e tij, transmeton Indeksonline.

I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe  gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/