75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Paraburgim për gjakovarin, vodhi 24 biçikleta

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurin Sh. K., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 24 herë ka kryer veprën penale” vjedhje”.

I pandehuri dyshohet që ka kryer 24 vjedhje të biçikletave në data, dhe lokacione të ndryshme dhe sipas deklaratave të dëmtuarve dëmi material që iu ka shkaktuar arrin shumën e 5. 085 (pesëmijetetëdhjetepesë) euro.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. K.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Indeksonline/