12:36 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Paraburgim për personat që dyshohet se vranë viktimën me sëpata, njëri nga ta vëllai!

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve A.N dhe SH.L..

Të premten rreth orës 18:00 në afërsi të Rekës së Allagës dy të dyshuarit në bashkëkryerje dhe me dashje, me mjet të rrezikshëm i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor me dëmtim serioz të dëmtuarit M.N..

Dy të pandehurit dhe një i mitur dalin në vendin e lartcekur dhe me mjete të forta e godasin të dëmtuarin në pjesë të ndryshme trupore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore e duke u larguar nga vendi i ngjarjes.