23:47 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Paracetamoli nuk përdoret vetëm për dhimbje, por edhe për diçka tjetër!

Paracetamoli normalisht përdoret për lehtësimin e dhimbjeve tona, mirëpo, një nënë ka zbuluar një përdorim tjetër për të.

Rebecca Harris, 36 vjeçare ka bërë një video ku shihet si një tabletë ose dy mund të përdoren për të pastruar hekurin, shkruan ‘Daily Mirorr’, transmeton Indeksonline.

Këtë ajo e kishte lexuar në internet, mirëpo u habit kur e provoi dhe pa rezultatet.

Siç shihet në video ajo vendos paracetamol mbi hekur e pastaj e lënë disa minuta aty dhe ngadalë e heq.

Dhe mund të shihen efektet, hekuri i pastër për hekurosje./Indeksonline/