75 Mall Live Search
13:13 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Parada e Krenarisë/ Ministrja e Norvegjisë zbulon gjoksin (Video)

Në Norvegji, u zhvillua ‘Oslo Pride’. Aktiviteti vendosi të shpërblejë ministren e Kulturës dhe Barazisë, Lubna Jaffery. Ministrja e re që mori detyrën një vit më parë, mori çmimin “Gay Mom 2024”.

“Mama” është një emërtim që zakonisht u jepet personaliteteve që mbrojnë publikisht të drejtat e komunitetit LGBTI dhe gjithashtu konsiderohen “idhuj” nga vetë ata.

“Unë e vlerësoj shumë marrjen e këtij çmimi këtë vit këtu në Oslo Pride. Është një nder i madh”, tha Jaffery.

Madje, ajo vendosi ta çojë një hap më tej falënderimet e saj, pasi në atë moment shihet në video teksa ngre këmishën dhe i tregon gjoksin publikut.

“Është e rëndësishme që të gjithë të ndihen të lirë. Nëse doni të meritoni një nder të tillë, duhet të jepni shpirtin tuaj dhe të mos e merrni veten kaq seriozisht”, tha ajo.

Kryeministri Jonas Gar Stere tha se ishte diçka shumë mirë që ministrja e Kulturës zgjodhi të tregojë gjoksin e saj në publik në një event.

“Lubna është një person me vetëbesim, me shpirt të lirë dhe i mrekullueshëm që ndjek me entuziazëm ngjarjet kulturore në të gjithë vendin. Kështu ka qenë edhe dje në Oslo dhe mendoj se kjo që ka bërë është absolutisht mirë!”, tha kryeministri.