Parada Shqiptare 2019 në New York, i dedikohet Çamërisë
Në takimin e parë të Paradës Shqiptare për vitin 2019 organizatat shqiptare në Nju-Jork u mblodhën në shtëpinë e “Vatrës” në Bronx të Nju-Jorkut.
Organizatat shqiptare mbështetën idenë që Parada Shqiptare 2019 t’i dedikohet Çamërisë dhe të përkujtohet 75-vjetori i gjenocidid shqiptar (çam) nga shovenistët grekë.
Në mbledhje mori pjesë edhe deputeti i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.
Përveç Paradës Shqiptare, do të ketë edhe aktivitete të tjera për të informuar komunitetin amerikan për gjenocidin që shteti grek i bëri popullësisë të pafajshme shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Parada Shqiptare organizohet më 8 qershor 2019, në Manhattan, Nju-Jork. /Indeksonline/
