10:43 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / B O

“Paraja e bën njeriun të pasur, ndërsa edukata zotëri”, Edona me një thënje të madhe, në një vit suksesi

Edona Llalloshi ka përmbyllur një vit tejet të suksesshëm. Me projekte të reja, kalendar “full” të dasmave dhe mbrëmjeve muzikore, këngëtarja e shumë hiteve duhet ta mbajë mend vitin 2021.

Në përmbyllje të këtij viti, Edona ka pozuar krah vëllait të saj, Milotit, dhe kolegut të shumë hiteve, Sinan Vllasaliut.

“Paraja e bën njeriun të pasur, ndërsa edukata zotëri” shkruan Edona në foton e postuar.

Kjo thënje shkon krahas karrierës së Edonës e cila shquhet për edukatën dhe stilin e veçantë në tri dekadat e fundit.