12:08 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Paraja s’është gjithçka, Leonesa me buxhet 127 herë më të vogël, arriti ta eliminonte Atleticon

Atletico Madridi u eliminua mbrëmë nga Copa del Rey nga ekipi i Ligës së Tretë, Cultural Leonesa me rezultat 2:1.

Pa dyshim se kjo ishte nga befasitë më të këndshme të këtij viti deri tashti, shkruan Indeksonline.

Buxheti i klubit simpatik, Cultural Leonesa është 2.75 milionë euro e që krahasuar me Atletico Madridin është 127 herë më i vogël.

Atletico Madridi ka një buxhet prej 350 milionë eurosh. Dhe prapë, arritën ta eliminonin, duke treguar shpirtin luftarak duke vërtetuar se paraja nuk është gjithçka dhe se duhet shpirt e zemër për t’i fituar ndeshjet./Indeksonline/