09:02 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Parakalimi i Avdullah Hotit si kryeministër

Avdullah Hoti po bën parakalimin e parë si kryeministër i ri i Kosovës, raporton IndeksOnline.

Atë ndonëse nuk e pret ish-kryeministri Albin Kurti për t’ia dorëzuar mandatin, do të marrë timonin e Qeverisë në një kohë kur vendi ende po përballet me pandeminë Covid-19 dhe kriza ekonomike veçse ka filluar të ndihet.

Hoti, që më parë mbante pozitën e zëvendëskryeministrit,  dje u zgjodh kryeministër me 61 vota për e me 24 kundër e një abstenim. /IndeksOnline/