12:33 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

Parakalimi i sportistëve Kosovar në Lojërat Mesdhetare brohoritet nga mijëra shikues në stadium (VIDEO)

Thirrjet KOSOVO, KOSOVO, nuk u ndalën gjatë parakalimit të sportistëve kosovarë gjatë parakalimit të ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë, raporton Indeksonline.

Një video e cila është publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, shihet se pothuajse i gjithë stadiumi janë në përkrahje të sportistëve nga Kosova.

Pjesë e ekipit Kosovar në Lojëta Mesdhetare janë edhe tre fitueset e medaljeve të arta.

Majlinda Kelmendi këtë herë merr pjesë si trajnere ndërsa Distria Krasniqi e Nora Gjakova do të garojnë për medalje./Indeksonline/