75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / L K

Parakalimi i Ushtrisë e Policisë së Kosovës (FOTO)

Për nder të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshet e Prishtinës parakaluan pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës.

Para se parakalimi të niste, fjalë rasti mbajtën presidentja e vendit, që njëherësh është edhe Komandante Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti.

Presidentja Osmani ka thënë se ushtria dhe policia e Kosovës janë të gatshme për të ruajtur çdo cep të territorit të Kosovës.

Në manifestimin qendror të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë, Osmani tha se ushtarët dhe policët tanë janë pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare.

Para qindra qytetarëve, fjalën e mori edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ushtarët dhe policët e Kosovës kanë treguar aftësi dhe profesionalitet.