Paralajmërim nga humanisti Halil Kastrati: Persona të pandërgjegjshëm po keqpërdorin emrin e tij për mashtrime me para
Humanisti dhe drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të kenë kujdes nga mashtrimet online dhe kontaktet e rreme nga persona që po përdorin emrin dhe fotografinë e tij.
Përmes një njoftimi, Kastrati ka bërë të ditur se persona të paautorizuar po kontaktojnë qytetarë duke u prezantuar në emër të tij dhe duke kërkuar mjete financiare. Ai ka theksuar se as ai personalisht dhe as organizata “Jetimat e Ballkanit” nuk kërkojnë donacione përmes mesazheve private, telefonatave apo profileve jozyrtare.

