07:44 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Paralajmërime për stuhi në Britani e Irlandë nga uragani Ofelia

Në Britani të Madhe është paralajmëruar për “rrezik potencial për jetën” nga urgani Ofelia që mund të godasë Ishujt Britanikë me erëra të fuqishme prej 130 km për orë.

Në Irlandën e Veriut është paralajmëruar që të gjitha shkollat të mbyllen nga ora 15:00.

Uragani do të dobësohet në një stuhi kur pritet të godasë Britaninë e Madhe të hënën, 30 vjet pas Stuhisë së Madhe të vitit 1987, raporton BBC, përcjellë AktivPress.

Korrespondenti i BBC në Irlandë, Chris Page, tha se kjo do të ishte stuhia më e rëndë për shullin e Irlandës për gjysmë shekulli.

Departamenti i Arsimit i Irlandës së Veriut tha se vendimi për mbylljen e shkollave ishte “tërësisht paralajmërues”.

Sipas parashikimit të motit nga BBC, të hënën do të ishte një “ditë e kontrasteve të mëdha” me erërat e forta të erës që udhëtonin mbi Detin Irlandez dhe shkonte drejt veriut drejt Skocisë qendrore dhe jugore, duke kursyer pjesët lindore të Britanisë së Madhe./AktivPress