Paralajmërimet e presidentit serb, Dugolli: Kosova s’mund t’ia heqë sikletin Vuçiqit

Zëvendëskryeministri i Komisionit për siguri, Enver Dugolli tha për rtv21 se veprimet e fundit te Policisë së Kosovës në veri nuk çojnë në tensionim dhe përshkallëzim të situatës, por janë për të mirën e të gjithëve dhe kontribuojnë në shtrirjen e sovranitetit.
Ndërkohë Dugolli komnetoi edhe paralajmërimin për kërkesat të cilat presidenti serb Vuçiq pritet t’i paraqesë sot.
Dugolli tha se Vuçiqi pas ngritjes se aktakuzës për rastin në Banjskë ndodhet në një siklet të madh të cilin Kosova nuk mund t’ia heqë.
“ Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë dhe nuk di si të veprojë, por Kosova nuk ka si t’ia heqë sikletin Vuçiqit”, tha Dugolli.