15:44 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Paralajmërimet e sotme për vërshime të merren seriozisht”

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se vërshimet e paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës duhet të merren seriozisht nga institucionet emergjente.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar mundësin e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit, për shkak të reshjeve të shiut, që pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Këto vërshime të mundshme, hyn në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mundë të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familijare dhe biznesore”, ka shkruar ai.